Përfundon ndërtimi i kapaciteteve shtesë në afërsi të Klinikës për Sëmundje të Mushkërive në Shkup. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë ky spital është ndërtuar për më pak se 2 javë, periudhë rekord sipas tyre. Ky investim, sipas ministrisë ka kushtuar 122 mijë euro. Ndërkaq, për pranim të pacientëve do të jetë gati në mesin e muajit gusht.
Ministria e Shëndetësisë
“Në të janë vendosur katër ambulanca, kabinet dhe dy dhoma të ndara për raste ditore nga ambulanca. Në ditët në vazhdim pritet të përfundoj edhe pajisja e invertarit të brendshëm, pajijset medicinale dhe jomedicinale, të cilat janë donacion i Shoqatës së Qytetarëve të Diasporës së Bashkuar Maqedonase, ndërsa në mesin e gushtit objekti do të jetë plotësisht gati për pranim të pacientëve”.
Ministria e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë ka paralajmëruar ndërtimin e spitaleve të tilla mobile në 16 komuna, projekte për përgatitje për valën e re të Covid-19, që pritet në vjeshtë.
Ndërkaq, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 119 raste të reja, nga 1325 tastet e realizuara.Më shumë raste janë shënuar në Shkup, Shtip dhe Kumanovë.
Ministria e Shëndetësisë
“Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, në Shtip 17, Kumanovë 15, Manastir 8, Kërçovë 8, Gostivar 8, Demir Hisar 5, Tetovë 4, Prilep 3, Strugë 3, Veles 3, Ohër 3, Kavadar 2, Kriva Pallankë 1, Koçan 1, Berovë 1, Sveti Nikollë 1 dhe Resnjë 1 rast”.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar edhe atë 26 nga Tetova, 22 nga Shkupi,12 nga Shtipi, 10 nga Kumanova, nga Manastiri 4, nga Resnja 4, nga Kërçova 3, 2 nga Probishtipi, 2 nga Sveti Nikovva,1 nga Demir Hisari, 1 nga Struga, 1 nga Velesi dhe 1 nga Kratova.
Po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 4 persona, 3 prej të cilëve janë nga Shkupi, 65, 66 dhe 73 vjeçarë si dhe një pacient tjetër 72 vjeçar, nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 10617, numri i personave të shëruar në 6020, i personave të vdekur në 480, ndërsa raste aktive për momentin janë 4117.