Në prag të festës së Kurban Bajramit, nën moton “Një copë bakllava për Kurban Bajram”, Shoqata Edukative Parimi Kulturor Shkup shpërndau bakllava falas për të gjithë kalimtarët në qytetin e Shkupit. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përcillet mesazhi për tolerancë dhe paqe në një vend multietnik dhe multikulturor, siç është Shkupi. Kanita Bakija aktiviste e kësaj shoqate tha se kjo është hera e tetë që ky projekt po shënon suksesin e vet por sigurisht për shkak të gjendjes së pandemisë intensiteti i njerëzve është më i ulët këtë vit.
KANITA BAKIJA AKTIVISTE
“Shoqata edukative ‘Parimi’ për të tetën here edhe kësaj radhe po vazhdon traditën, ‘Një cope bakllavë për festën e Kurban Bajramit’, i cili është një projekt që bëhet me Ministrinë e Kulturës. Jemi organizuar duke I respektuar edhe rregullat për shkak të pandemisë, mbajmë distance në mes njëri tjetrit, përdorim maska, doreza, dezinfektues, kemi bërë një ndryshim edhe te vendosja e bakllavës e cila do të ishte më hixhienike, duke i vendosur nëpër plastika”
Shpërndarja falas e bakllavasë sipas aktivistëve të kësaj shoqate nënkupton se dëshirojnë të prekin brenda zemrave të secilit për të trokitur në ndëgjegjje dhe për të zgjuar dashurinë, mirëqenien dhe sakrificën ndaj njëri tjetrit, sepse pa marrë parasysh përkatësisë fetare dhe etnike të gjithë jemi njerëz dhe e ndajmë të njejtin vend.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga përkatësitë e ndryshme etnike dhe fetare patën mundësinë që të shijojnë bakllavën e shpërndarë me rastin e këtij aktiviteti.