Nga kabineti i kryetarit të komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, njoftojnë për Gazetën Lajm se policia nuk është tërhequr nga fshati Siniçan, ku ende po pengohen banorët në ndërtimin e ujësjellësit.
Kjo ka shtuar revoltën e popullatës në mbarë Pollogun.
Qytetarët nga Tetova e Gostivari janë duke u mobilizuar për të shkuar në Siniçan që të ju dalin në ndihmë banorëve të ndërtojnë ujësjellësin, njofojnë nga kabineti i tij.