Ministrja e Financave Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk pasdite ka shkruar se rritet ndjeshëm numri i e-dyqaneve të reja dhe e-transaksioneve me pandeminë e kovidit.
“Kompanitë adaptohen dhe hapin kanal të ri të shitjes për qasje më të lehtë deri te konsumatorët, përballje me qarkullimin e ulur në lokacionet fizike, si dhe rritjen e konkurrencës dhe hyrjen në një treg më të madh”, ka shkruar Angellovska.
Në mars ka janë hapur pothuajse numër i njëjtë të e-dyqaneve, si në të gjithë vitin 2019.
Por, siç thekson Angellovska, dukshëm rritet edhe numri i shitësve të paregjistruar për këtë shkak së bashku me DAP-in, Drejtorinë Doganore, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Odën Ekonomike, Lidhjen e Odave Ekonomike, Asociacionin për e-tregti dhe Agjencinë për Posta kanë biseduar se çfarë mund të ndërmerret si përgjigje në luftën kundër ekonomisë gri në e-tregtinë.
“Në Ministrinë e Financave që para krizës kanë hartuar një plan veprues për luftë me ekonominë gri, në të cilin vendosëm pjesë të veçantë dedikuar për ekonominë gri në e-tregtinë, që përfshin aktivitete për zgjidhje sistematike, ndërtim të kapaciteteve të institucioneve dhe ngritjen e vetëdijes te qytetarët. Në afat të shkurtër do t’i përforcojnë mekanizmat dhe kontrollet e disponueshme institucionale me qëllim që të ulet ekonomia gri, derisa në afat të mesëm është korniza ligjore për e-tregti e cila do t’i vendosë qartë rregullat me qëllim – nga një anë të mbrohen konsumatorët dhe të drejtat e tyre, ndërsa nga ana tjetër konkurrencë korrekte në tregun dhe pagesën e të dhënave në arkën shtetërore”, shkuan Angellovska në Fejsbuk.