Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në prag të Kurban Bajramit u bën apel qytetarëve të mos blejnë bagëti në tregjet e paligjshme, por mish për festë të marrin nga thertoret e miratuara.
AUV përkujton se lëvizja e kafshëve duhet të kryhet jashtëzakonisht me posedim të certifikatës për gjendjen shëndetësore të çdo kafshe, ndërsa therja vetëm në thertore të miratuara nga ana e Agjencisë.
“Qytetarët të mos blejnë bagëti nga tregjet e paligjshme ku nuk ka garanci për gjendjen shëndetësore, me çfarë sillet në pik[pyetje shëndeti i blerësve, ndërsa në kushte të pranisë së konfirmuar të sëmundjes gjuha e kaltër te delet dhe dhitë dhe mbrojtja shëndetësore e kësaj kategorie të kafshëve. Që të sigurohet nivel i lartë të mbrojtjes së qytetarëve dhe të garantohet konsumimi i mishit të sigurt që vjen nga kafshë të shëndosha, duke i respektuar kërkesat kulturore dhe religjioze të komuniteteve fetare, u bëjmë apel qytetarëve të mos blejnë kafshë nga tregjet e paligjshme, gjegjësisht mis të furnizojnë nga thertoret e miratuara”, thekson AUV dhe paralajmëron kontrolle të përforcuara të lëvizjes së kafshëve.
Shitja tradicionale e deshve të cilat ofrohen për kurban, filloi, por, blegtorët në përgjithësi janë të dëshpëruar nga interesi i dobët te besimtarët të blejnë. Arsyeja për gjendjen e këtillë e locojnë në pandeminë Kovid-19 e cila i parandaloi mërgimtarët të vijnë në shtëpi dhe të festojnë Bajramin këtu. Në mënyrë shtesë, për interesin e ulur, sipas tyre, kontribuojnë edhe informacionet se në disa pjesë të shtetit është sëmundja “gjuha e kaltër”, ndërsa ndikim ka edhe përcaktimi i disa besimtarëve që paratë për Kurban Bajram t’i dhurojnë në myftinjtë.
Çmimi për një dash tani për tani lëviz prej 60 deri në 120 euro, varësisht nga pesha.
Dita e Kurban Bajramit është të premten, më 31 korrik. Atëherë theret edhe kurbani ki pastaj mishi u shpërndahet familjeve të varfra.
Festa festohet katër ditë.