Koalicioni “Tash është koha” mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alterantivës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje fituan 12 deputetë në 5 njësi zgjedhore.
Më poshtë kenë emrat e deputetëve sipas njësive zgjedhore.
Në njësinë zgjedhore 1 – Skender Rexhepi nga Alternativa dhe Abdulla Saliu nga Aleanca për Shqiptarët
Në njësinë zgjedhore 2 – Afrim Gashi kryetar i Alternativës, Elmi Aziri nga ASH dhe Safije Sadiki nga AA
Në njësinë zgjedhore 5 – Në këtë njësi zgjedhore koalicioni “Tash është koha” arriti të fitojë vetëm një deputet – Syrja Rashidi – ASH
Në njësinë zgjedhore 6 – Ziadin Sela kryetar i ASH-së, Adnan Neziri – ASH, Ilire Dauti – ASH, Hysni Ismaili – AAA, Halil Snopçe – ASH dhe Artina Qazimi – ASH.
Në zgjedhjet e 15 korrikut Aleanca për Shqiptarët ka arritur të fitoj 8 deputetë, ndërsa Alternativa siguroi vetëm 4 ulëse në Kuvend.