Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin më fshatin Forinë të Gostivarit. Pas votimit, Xhaferi dëshiroi që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.
Ai pas votimit u nis për në Shtabin zgjedhor në njësinë e pestë zgjedhore ku është bartës i listës për deputetë të BDI-së.
“Siç është rasti sot, unë në vendim tim të lindjes e shfrytëzova të drejtën e votës. Duke pasur parasysh se jam bartës në Njësinë e pestë zgjedhore, pas votimit do të nisem atje që nga afër t’i ndjek zgjedhjet dhe atje t’i pres rezultatet pas përfundimit të votimit. Më vjen mirë që janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi dhe kjo është ajo që duhet të ndiqet gjatë ditës. Të gjithë që marrin pjesë në zgjedhje u dëshiroj sukses”, tha Xhaferi.