Nga të dhënat e përpunuara nga 31 nga gjithsej 47 vendvotime në Komunën e Kriva Pallankës pjesëmarrja deri në orën nëntë është 11.46 për qind, informoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kriva Pallankë, Dushko Arsovski.
Ai tha se në disa vendvotime në zonat më të thella rurale, pati një rënie në sistemin e përpunimit të të dhënave.
Edhe nga Komisioni Zgjedhor Komunal në komunën e Rankovcës ende nuk mund ta publikojnë përqindjen e pjesëmarrjes, për shkak të rënies së sistemit, informoi kryetari i KKZ-së, Rankovcë, Daniel Kërstevski.
Përndryshe, në këto dy komuna në gjithsej 60 vendvotime ku gjithsej 19.975 qytetarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.