Naser Ziberi është vërejtur në spitalin Sistina, në pjesën ku bëhen testimet për Covid-19. Burime partiake kanë thënë për Fokus se Ziberi ka rezultuar pozitiv dhe se është testuar pas paraqitjes së simptomeve.
Të njëjtat burime kanë shtuar se nuk e dinë ku është infektuar Ziberi, due pasur parasysh se ditët e fundit ka pasur shumë kontakte. Pas Isa Mustafës në Kosovë, Ziberi është politikani tjetër i njohur shqiptar i infektuar me Kovid 19.
“Nëse është i sëmurë zoteri Ziberi atëherë duhet të testohen dhe izolohen edhe Alija, Artani, Musa, Bujari edhe Izeti, sepse vazhdimisht kanë qenë bashkë”, kanë thënë burime partiake.
Sidoqoftë, urojmë që gjendja shëndetësore e Mustafës dhe Ziberit të përmirësohet sa më shpejtë dhe të mos kenë pasoja.