Masat e ndërmarra nga Qeveria Hoti po kontestohen në vazhdimësi nga njohësit ligjorë. Edhe avokati Ahmet Tahiri ka reaguar ndaj lajmeve për dënime të rënda në rast të mos zbatimit të masave. Sipas tij, kjo Qeveri nuk ka bazë ligjore që të dënojë qytetarët derisa ka refuzuar që ta procedojë amandamentimin e ligjit anti-Covid-19, të propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Tahiri, njofton portali 24-ore.info
“Sot ne media eshte kryeteme lajmi se sipas Nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
Kjo qeveri pasi qe nuk e procedoi amandamentimin e ligjit per parandalimin e semundjeve ngjitese, thirret ne te njejten baze ligjore te cilen Gjykata Kushtetuese e ka shpallur anti-kushtetuese ne qeverisjen e kaluar.
Qytetaret duhet te kene kujdes me shendetin, por kjo Qeveri nuk mund t’i denoje ata duke u thirr ne Kodin Penal per mosvendosje te maskes, e aq me pak nuk mund t’i denoje me gjoba qe parashihen vetem per vepra te renda.
Keshtu nuk luftohet pandemia. Keshtu goditet xhepi i qytetareve!
Gjatë ditës edhe avokati Tomë Gashi i ka quajtur kundërkushtetuese masat e ndërmarra nga Qeveria Hoti. /24-ore.info