Shefi shtabit zgjedhor të Alternativës, Bekim Sali ka reaguar për shqyerjen e posterëve të koalicionit “Tash është koha”. Sipas tij gati për çdo ditë ka pasur veprime të tilla nga, siç thotë ai nga “vagabondët e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti”.
“Ali, mirë është së paku humbjen ta kesh dinjitoze. Kjo që e bëni është shumë e ulët. Kështu le që nuk fitohen zgjedhjet, por është turp edhe të humbësh kështu.
Ka ca ditë që na i shqyeni posterët dhe na i hiqni banderolat, por nuk kam dashur ta bëj të madhe. Ama, po e teproni.
Derisa unë i këshilloj aktivistët tanë se nuk guxojnë të shqyejnë asnjë poster të askujt, madje jemi marrë vesh që nëse ndeshen me aktivistët tuaj, t’u ndihmojnë në punën e vendosjes së materialeve propagandistike, vagabondët tu nuk hezitojnë çdo ditë të na e shkatërrojnë materialin.
Ali, vetëm një gjë nuk e kam të qartë: a thua pse nuk e shqyeni asnjë poster të VMRO-së dhe të SDSM-së, por i shkatërroni materialet tona shqiptare?
E turpshme dhe e ulët, Ali”, ka shkruar në rrjetin social fejsbuk, Bekim Sali.
Data 07.05.2024
Aktuale
- FMN për tatimin mbi të ardhurat: Vendos drejtësi në sistem, institucionet të koordinojnë zbatimin
- NBA: Ujqërit e pamëshirshëm ia marrin edhe ndeshje ne dytë në shtëpi kampionit
- Prishtinasi denoncohet nga gruaja, ushtroi dhunë ndaj saj pas konfliktit për kujdestarinë e vajzës
- U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Belgjikë, ndërron jetë 45-vjeçari
- Plas sherri në një familje në Obiliq: Djali ushtron dhunë ndaj nënës së tij, përfundon në mbajtje
- Shkencëtarët krijojnë edhe bletët robot, ja si duken
- Remzie Osmani “dalldiset” në pleqëri, e mbush dorën me tatuazhe pasi u bë vjehërr e gjyshe
- Moska paralajmëron: Do të godasim objektivat ushtarake britanike, nëse forcat ukrainase