Protokollet dhe rekomandimet për ditën e votimit të zgjedhjeve për siguri të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor lehtë mund të zbatohen, duhet vetëm të respektohen. KSHZ i edukon mirë anëtarët e këshillave zgjedhorë, si dhe në çfarë mënyre zbatohen ato protokolle, konsideron ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili sot pati takim me përfaqësues të Shoqatës “Borka – Për çdo ditë të re”.
“Protokollet janë dimensionuar ashtu që të bazohen në parimet e mbajtjes së maskave dhe mbajtjen e distancës. Ne nuk jemi të kyçur në pjesën e zbatimit kontrollues të protokolleve, megjithatë konsideroj se çfarëdo lloj grupimi dhe shkelje e protokolleve edhe në vend tjetër jashtë ditës së votimit gjithsesi është rrezik. Megjithatë, në kohë të fundit edhe vetëdija në përgjithësi jo vetëm lidhur me ditën e zgjedhjeve, tek qytetarët është gjithnjë e më e madhe. Për dallim nga më herët kur njerëzit në parqe nuk mbanin maska, tani shohim se po i mbajnë gjithnjë e më tepër. Është e dukshme se gjithnjë e më shumë njerëz janë të vetëdijshëm, kjo do të jetë mënyra e re në të cilën do të duhet të funksionohet. Në atë kuptim konsideroj se KSHZ i ka edukuar mjaft mirë anëtarët e këshillave zgjedhorë, si dhe në çfarë mënyre zbatohen ato protokolle, diçka që në të vërtetë si rekomandim për organizim të ngjarjes në ambient të mbyllur vlen edhe për ngjarjet e tjera, nëse ato janë edukime, vizitë në ambient të mbyllur, ngjarje, market etj. Mendoj se ato janë protokolle dhe rekomandime të cilat lehtë mund të zbatohen. Duhet vetëm të respektohen”, tha Filipçe i pyetur për rrezikun e mundshëm nga votimi familjar dhe grupor.
Lidhur me njohuritë e OBSH-së se koronavirusi bartt edhe përmes ajrit, Filipçe theksoi se tani për tani nuk rekomandohet mbajtje e maskës në ambient të hapur, gjatë vozitjes së biçikletës apo në ashensor.
“I pyetur sa mund të qëndrojë në ajër dhe nëse transferi bëhet me pika apo mund të qëndrojë pezull edhe ajo është një e panjohur e madhe. Në çdo rast maska si plotësim i mbajtjes së distancës në pajtim me njohuritë e tanishme të konfirmuara, është masë e mjaftueshme. Nuk ka ndonjë të sëmurë i cili i ka respektuar masat, ashtu siç janë dimensionuar tani. Në atë kuptim kjo masë është mjaft adekuate”, tha Filipçe.