Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës gjatë hyrjes në vendkalim kufitar në territorin e vendin tonë prej sot do të kërkohet të paraqesin një vërtetim mjekësor me rezultat të testit negativ RT PCR SARS -CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e vendit tonë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të paraqesin një deklaratë të plotësuar me të dhëna personale në lidhje me vendin e vendbanimit dhe periudhën kohore të qëndrimit. Nëse ato vetëm kalojnë tranzit, atëherë mund të kalojnë kufirin pa test PCR.
Këtë e vendosi Qeveria në seancën e djeshme, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, pas shqyrtimit të situatës aktuale epidemiologjike në këto katër vende dhe në përputhje me informacionet e marra nga autoritetet mjekësore në ato vende.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot porositi se vendoja e detyrimit për shtetasit e katër vendeve bëhet me qëllim që të mbrohen qytetarët tanë, sepse gjendja epidemiologjike edhe në vendin tonë është e tillë që duhet të vendosen teste PRC.
“Kjo është politikë kombëtare. Ne këtë e bëjmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë. Vendimi ynë ishte në bazë të të dhënave epidemiologjike mjekësore me njohur për gjendje me epideminë në këto vende. Kështu e miratuam rekomandimin. Në mëngjes është diskutuar në Komision dhe ia propozuam këtë Qeverisë mbi bazë të njohurve, informacionet të cilat bazohen në atë se një përqindje e madhe nga numri i madh i përgjithshëm i testeve të kryera janë pozitivë, që do të thotë se virusi në këto vende është përhapur mjaft. Plotësisht në këtë, janë edhe informacionet për reparte të mbushura në më shumë qytete”, tha Filipçe në përgjigjen e pyetjes në deklaratën në Parkun e Qytetit në Shkup së bashku me Biba Dodevën nga shoqata “Borka”.
Ai theksoi se asgjë nuk do të ndryshonte edhe nëse paralajmërimi për domosdoshmërinë e testeve PCR për hyrje në vend për qytetarët e katër vendeve do të publikohej një ditë më parë nga hyrja në fuqi.