Sa i përket mbylljes së kufijve, ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe deklaroi se në mënyrë intensive janë shqyrtuar informacionet dhe është diskutuar edhe këtë mëngjes në Komisionin për sëmundje infektive.
“Jemi duke pritur edhe disa informacione. Dëshirojë të them se është e mundur që këto ditë të rekomandojmë disa masa. Nëse vërtetojmë se hyrja e qytetarëve nga këto vende mund të rrezikojë sistemin tonë. Sot e vazhdojmë diskutimin me siguri edhe gjatë ditës së nesërme. Presim informacione nga më shumë qytete. Edhe nga Kosova edhe nga Serbia”, tha Filipçe, raporton SHENJA.