Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të kryetarit të FRASH, Omer Ajdini:
Shko shife në sy babain e Komandant Shqiponjës dhe thuaj që je krenar që je mbështetës dhe votues i BDI-së!
Shko thuaja në sy djalit të Harun Aliut që je krenar që e voton BDI-në!
Shko thuaj me krenari që je BDI nënës së Almirit dhe fëmijëve të atyre që u dënuan në rastin Monstra!
Shko thuaja këtë nënës dhe babait të atij djalit/vajzës që mbaroi fakultetin duke ndarë nga kafshata e prindërve dhe tani punon në McDonald’s në Gjermani e ua la shtëpinë bosh.
Kur ta kesh bërë këtë eja dhe më thuaj edhe mua, e ndoshta atëherë do të besoj. Mirëpo kujdes, krenaria jote do i ket lënduar aq shumë saqë jamë i bindur se do të kthehesh tek unë i turpëruar!