Arianit Xhaferi
Duke u kthy nga Banja e Tetovës në Çarshinë e Epërme takova funksionarë dhe aktivistë të BDI-së. Ju kërkova një platformë, më dhanë një fletushë dhe dy shkrepse. Ka apo s’ka BDI platformë?! Ju kërkon projekte të japin llafe….
Në kohë fushate gënjehet më shumë. Këto ditë mund të shihni të “punohet” për shkollën në Reçicë të Vogël, në Sellcë, do shihni makineri të rënda nëpër lokacione të ndryshme, prerje shiritësh për projekte të papërfunduara, biles edhe në investime private ku pushteti i pret shiritët ose ja “pret nafakën” investitorit. Asgjë nga kjo nuk duhet t’ju mashtrojë… Dënoni me votë ata që na e ofendojnë inteligjencën në këtë formë!