Qeveria e ardhshme do të ketë dy parti, të cilët do të shkojnë të bëhen pjesë e qeveris pa dosje të korrupsionit, tha në emisionin “ENTER”, anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqrija Ibrahimi.
“Dhe nuk do ta kenë lehtë cilido prej partive maqedonase i cili i fiton zgjedhjet që të mund ta shes korrupsionin në saj të kapjes të politikanëve shqiptar. E dinë gjithë opinioni që kryeministri vet i akuzonte ministrat të BDI-së se janë të akuzuar për çështje të korrupsionit. Kjo sikur kaloheshe lehtë. Në standardin në të cilin do të futemi ne, nuk do të jetë kështu. Ose jep llogari ai i cili akuzon për korrupsion ose ai i cili akuzohet për korrupsion”, tha Ibrahimi.
Ai tha se e ka pyetur ish kryeministrin se kur ka gënjyer për ato ministra në kohën kur ka thënë se janë të korruptuar apo sot kur i ke propozuar për pjesë të kabinetit.
“Nuk ka mundësi ata që ju thoshte në vitin 2015 se janë të korruptuar në vitin 2017 t’i bëj pjesë të kabinetit të vet”, tha më tej Ibrahimi.
Korrupsioni tha, Ibrahimi nuk duhet lejuar të vazhdohet më tej ngase ajo po shkakton dëme të mëdha tek njerëzit, në gjendjen e tyre ekonomike, rritjen e papunësisë, humbjen e kredibilitetit të shtetit. /SHENJA/