Ministri i Kulturës Hysni Ismaili e ka vlerësuar si të suksesshëm mandatin e tij dhe paraardhësit të tij Asaf Ademi edhe pse siç u shpreh ai kanë punuar me shumë shkurtime dhe kufizime dhe një pjesë të madhe edhe në periudhë të pandemisë. Në emisionin e mbrëmshëm ENTER, ministri Ismaili tha se ka arritur të përfundojë projektet e filluara nga bashkëpartiaku i tij Ademi si dhe projekte të tjera, ndërsa për gjashtë muaj ka arritur të bëjë për kulturën shqiptare më shumë sesa është bërë për 16 vitet.
“Tërë kohën asnjë artistë ose punëtorë të kulturës që na është drejtuar nuk ka mbetur pa përgjigje dhe jemi munduar maksimalisht. U bë rebalanci i buxhetit po këto kërkesa nuk ishin paraparë, kështu që ato u realizuan me vështirësi, por prapë me sukses arritëm që t’i përpilojmë”
Aktori Ismet Ramadani tha se gjatë përbërjes se fundit të Ministrisë së Kulturës, për herë të parë 40 për qind e buxhetit është ndarë për projektet shqiptare dhe kjo sipas tij do të duhet të vazhdojë edhe më tej nëse Alternativa fiton zgjedhjet dhe është pjesë e Qeverisë së ardhshme. Ai potencoi deri më tani shumë shqiptarë as nuk e kanë ditur ku ndodhet ministria e kulturës, ndërsa janë mbështetur artistët pa dallime politike ose të tjera. Në emisionin e mbrëmshëm ENTER, Ramadani vlerësoi edhe hapjen e institucioneve kulturore dhe ringjalljen e festivaleve që ishin shuar si pasojë e mungesës së mbështetjes nga ministrat e kaluar.
Ismet Ramadani, aktor
“Kjo duhet të ruhet si diçka e shenjtë. E dyta të investohet në institucionet t2ë cilat do të jenë afatgjate, të cilat do të mund të shfrytëzojnë gjeneratat e reja. Një festival që ka qenë për të gjithë ku shumë artistë janë zbuluar. Ky është institucion. Kishte një institucion të teatrit për herë të parë. Pra, i tërë qyteti u zgjua. Shoh publik që vjen të shijojë evenimentet. Opera e Skënderbeut. Këto janë ato projekte të cilat duhet të fokusohemi”
Në aspektin politik, analistja Gjyla Çeliku, tha se dy ministrat e Alternativës në Ministrinë e Kulturës arritën të bëhen model i qeverisjes ndryshe, me faktin që përmbyllën mandatin me shumën më të ulët të shpenzimeve dhe pa asnjë aferë korruptive.
Gjyla Çeliku
“Jam shumë e lumtur që shqiptarët të marrin projekte, jam shumë e lumtur që edhe ministrat tjerë ta bëjnë këtë. Por aty pashë që janë nga të gjitha partitë politike. Ne këtë duhet ta luftojmë a është e politizuar ministria e Kulturës a po jo”
Duke folur për punën e tij të deritanishme në krye të njërit nga sektorët më të rëndësishëm, ministri Hysni Ismaili në emisionin e mbrëmshëm ENTER tha se vizioni i tij ka qenë që të mbajë politikën larg kulturës, ndërsa të fusë kulturë në politikë./SHENJA/