“Ne në trajtim në Komisionin Qeveritar për Privatizim, asnjëherë nuk e kemi pasur në diskutim temën e hidrocentraleve që janë pjesë e aseteve të distribucionit. Do të thotë, nuk na ka ardhur neve në pikë të rendit të ditës vendimmarrja a do të përfshihen edhe katër hidrocentralet sepse ato veç kanë qenë pjesë e KEDS-it”, ka deklaruar Kusari – Lila.
Sipas saj, ky ka qenë vendim qeveritar dhe e pyetur nëse një aktakuzë do të duhej të ngritej edhe ndaj ish kryeministrit Hashim Thaçi, deputetja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se për një gjë të tillë e ka pyetur edhe prokurorin që merret me këtë çështje.
“E kam pyetur edhe prokurorin. Në të dy mandatet ka qenë z. Thaçi, në të dy vendimet është z. Thaçi. Ai as që është ftuar në prokurori. Ai ka qenë kryeministër edhe kur është bërë shthurja e KEK-ut, kur është vendosur që këto asete të jenë pjesë”, ka deklaruar Kusari – Lila.
Kusari – Lila ka thënë se nuk është pritur ndryshe kur edhe në aferën e “Rastit Pronto”, ndaj Hashim Thaçit nuk është ngritur aktakuzë dhe se duhet pyetur prokuroria se pse veç ai është i përjashtuar nga aktakuza./24-ore.info
https://www.facebook.com/watch/?v=266836404631589