Radmilla Shekerinska ka bërë vepër penale ndëshkuese me burg dhe ka kryer goditje klasike në sistemin ushtarak të Republikës së Maqedonisë me publikimin në internet të hartës për zonën e përgjegjësisë së batalionit të tretë të këmbësorisë, hartë e cila zbulon një pjesë të pozitave të atij batalioni, thotë Dragan Kovaçki, kandidat për deputet nga rradhët e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kjo hartë e cila është publikuar në Fejsbuk në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, si ushtar kur të shikoni do të shihni se ka drejtime të caktuara të cilat janë prezantuar atje. Këto janë punë të klasifikuara dhe sjellja ndaj tyre duhet të jetë në nivelin më të lartë, krijuesi i aktit e ka bërë këtë si shkallë të besueshmërisë”, sqaroi Kovaçki.
Ai thotë se harta ende qëndron në Fejsbuk edhe krahas insistimit të tij të mënjanohet, për shkak të asaj se bëhet fjalë për vepër penale ndëshkuese me dënim me burg, ajo ende qëndron.
Kovaçki theksoi se jo vetëm që nuk guxoni në këtë hapësirë ku është harta të vendosni fotografi dhe pajisje fono, ndërsa nuk vjen parasysh as ta fotografoni, ta nxirni dhe të publikoni në opinion hartë të besueshme.
Kushdo që do ta bënte të njëjtën do t’i ngritet procedurë disiplinore, dhe do t’i merret certifikata e sigurisë dhe për të do të ngritet padi penale, pa dallim nëse bëhet fjalë për ministër të gjithë ne duhet t’i respektojmë ligjet”, thotë Kovaçki.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së