Shtëpia botuese Literatus nga Selaniku, këtyre ditëve botoi Antologji e tregimit ballkanik, në të cilën u përfshinë 68 autorë nga Shqipëria, Kosova Maqedonia e Veriut, Greqia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Turqia, Sllovenia, Rumania, Mali i Zi dhe Serbia. Autor i këtij projekti mjaft voluminoz (428 faqe) është Satvors G. Dajos, i cili është edhe autor i parathënies, ndërkaq për përkthimin e tregimeve u angazhuan 34 përkthyes.
Në këtë antologji me tregime nga hapësira shqiptare e Maqedonisë prezantohen Kim Mehmeti, Shazim Mehmeti dhe Shkëlzen Halimi. Në këtë Antologji janë përfshirë edhe shkrimtarët më të shquar nga hapësira ballkanike, si Ismail Kadare, Orhan Pamuk, Mirosllav Kërlezha, Andonis Samarakis etj.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në
- Mbyllja e deponisë në Nikushtak – Reagon Komuna e Likovës
- Plagoset çifti i bashkëshortëve, u plas bombla e gazit! Shkrumbohet edhe garazhi i shtëpisë
- Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren
- Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”
- Mickoski: Bum ndërtimor në Jegunovcë dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve
- “Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat