Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” shpall:
KONKURS
për ndarjen e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” në vitin 2020.
Me çmimin shtetëror “22 Nëntori” u jepet mirënjohja njerëzve të jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshëm, kulturave dhe feve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.
Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja.
Individi që do ta fitojë këtë Çmim i ndahet:diploma dhe shuma në para.
Çdo anëtari të grupit të krijuesve ose ekipit që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe pjesa e barabartë e shumës në para.
Institucioni, shoqëria tregtare ose shoqata e qytetarëve që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe plaketa.
Shuma në para e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” është pesë (5) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tre muajt e fundit të vitit rrjedhës.
Çmimi Shtetëror “22 Nëntori“ ndahet, sipas rregullit, çdo vjet.
Në një vjet mund të ndahen më së shumti deri më dy çmime.
Iniciativë për ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” mund të parashtrojnë: institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.
Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet hollësisht ta arsyetojnë iniciativën .Në tekst duhet të përmbahen edhe: të dhënat e sakta të biografisë, adresa e saktë e vendbanimit (adresa-rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhënat për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur ai dhe të dhënat e tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim.
Parashtruesi i iniciativës duhet ta theksojë emrin dhe mbiemrin e plotë, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.
Teksti i iniciativës (i kompletuar) të dërgohet në 20 ekzemplarë, ndërsa punimet,(librat, publikimet, etj.)trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen në dy (2) ekzemplarë.
Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativat është:
Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror“22 Nëntori”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup,Republika e Maqedonisë së Veriut.
Konkursi zgjat nga 15 maj deri më 15 qershor 2020.
Iniciativat dhe propozimet (punimet, librat, publikimet, etj.) të dërguara pas afatit të caktuar për t’i pranuar, si dhe iniciativat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga ana e këshillit.
Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror
“22 Nëntori”