Restorante kanë hapur dyert. Jo për të shërbyer klientët, por për të kryer përgatitjet e fundit. Kanë ngjyrosur ulëset dhe kanë pastruar tavolinat. Sot po merren edhe me lulet.
Disa të tjerë kanë vendosur edhe fletushka, ku njoftohet se mbajtja e maskave është e detyrueshme. Mjete dezinfektuese ka edhe në kasafortë.
Të gjithë po mbajnë llogari për distancën fizike.
Kjo po ndodh edhe në kafenetë që shërbejnë në mënyrën “merr dhe shko”.
Fatbardha Curri, gazarate:
“Përveç restoranteve të mëdha, në qendër të Shkupit adaptime kanë bërë edhe kafenetë e vogla të cilat japin shërbime për klientët në formën “Merr dhe shko”. Siç mund të shihet, edhe në këtë kafene janë vendosur shenja që tregojnë se ku duhet të qëndrojnë klientët për të mbajtur distancën fizike prej 1.5 metrave”.
Nuk mungojnë as klientët. Thonë se mirë është që po hapen restorantet dhe kafenetë, por janë të irrituar se pse ora policore nuk po shkurtohet.
Qytetare: “Mirë është por ka filluar të na irritojë. Ne jemi të moshuar dhe kohën e kemi të shkurtër. Na mungon gjatë pasdites të kemi edhe dy orë”
Qytetare: “Ne jemi të kufizuar, mendoj për kohën jo me mendjen…”
TV21: Do të thotë dëshironi periudhë më të gjatë të lëvizjes?
Qytetare: “Po, duam periudhë më të gjatë. Kjo kështu është në rregull, sepse nuk kishte njeriu ku të merrte gjë për t’u shërbyer. Mirë është kështu, por të moshuarve na duhet më shumë kohë”
Të tjerët po thonë se kufizimi po i çmend dhe se po ndjehen të diskriminuar.
Qytetarë:
TV21: Edhe ju kërkoni periudhë më të gjatë të lëvizjes?
-“Sigurisht, u çmendëm kështu”.
TV21: “Çfarë është ky diskriminim kështu?”
-“Pas drekës deri nesër në mëngjes kemi kufizim. Duhet të përmbahemi ndaj masave. Ky është diskriminim që të rinjtë kur shkojmë për të blerë, ata janë para nesh dhe nuk mund të arrijmë deri në ora 12”.
Ora policore nuk do të ndryshojë, ndërkaq në pakon e lehtësimit të masave, përveç restoranteve dhe kafeneve parashihet edhe hapja e objekteve të lojërave të fatit. Që të gjitha duhet të zbatojnë protokoll të veçantë.