Qeveria e tanishme disa herë u zotua se është e interesuar për investime të huaja. E përderisa kjo vazhdon të ndodh veçanërisht kur është i interesuar biznesmen shqipëtar i cili pagoi tokën më të shtrenjtë në historinë e Maqedonisë rreth 1600 euro metër katror që në total i kushtoj biznesmenit Shqipëtar rreth 2.5 milion euro. Kryetari i qytetit të Shkupit sëbashku me kryetarin e komunës qendër janë duke penguar një investim mbi 20 milion euro dhe do të kishte punësuar mbi 300 persona.I pyetur nga Gazetarët se a është një vendim politik të ndaloj ndërtimin e projektit Shkallët Spanjolle Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov përgjigjet se ka mar vendim politik “PO kam ndërrmar një vendim politik vetëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve e veçanërisht atyre të Qytetit të Shkupit sepse vetëm tek ne egziston të shitet toka në qendër të qytetit në mes të sheshit këtë, vendim do ta mbroj me të gjith forcat e mia sepse është në interes të qytetarëve” tha Shilegov Nëse toka rrikthehet atëherë investitorit do ti kthehen paratë, e cila bie në kuriz të qytetarëve, ndërsa sipas informacioneve Shilegov i ka ofruar mbi 7 milioneuro biznesmenit shqiptar vetëm e vetëm ta rikthej tokën e blerë Kjo tokë është me interes të përgjithshëm dhe me interes publik ashtu si kan hyr mjete në buxhetin e Republikës së Maqedonis së Veriut ashtu do të dalin dhe do ti rikthehen të ashtuquajturit pronar por para kësaj do të gjykohen të gjithë ata që me pa të drejtë shitën tokën e qytetarëve tha Petre Shilegov Kryetar i qytetit të Shkupit Ndërkoh edhe pse tokë private e shitur 8 vjet më parë gjatë festës së vitit të ri 2020 qyteti i Shkupit vendosi të ashtuquajturin Winterland e cila është e dënueshme me ligjin për ndërtimtari i cili thotë se nuk mund të veprohet në tokë private pa leje të pronarit.’
Përfaqësuesi juridik i personit privat që e posedon këtë pronë, i blerë për pothuajse 2 milionë euro, në vitin 2012, konsideron se autoritetet e qytetit dhe ato komunale disa herë i kanë shkelur ligjet, për çka në procedurat juridike është vendosur në dobi të pronarit privat.
“Me marrjen e miratimit për ndërtim investitori AMADEUS DEVELOPMENT, SHPK Shkup pa marrë parasysh të drejtën për ndërtim është vënë në pozitë të pamundëisë për realizim të mëtejshëm të të drejtave të saj, përkatësisht në vazhdimësi është pamundësuar të fillojë me ndërtim për shkak të zbatimit të akteve të përgjithshme të Njësisë për vetëqeverisje lokale Komuna Qendër.”
VIDEO; TV KOHA