Kohë më parë Zv. Kryeministi, Bujar Osmani, nga radhët e BDI-së pat deklaruar bujshëm nëpër mediume se ai është i gatshëm të shkojë kudo që të këtë nevojë për të mjekuar pacientët me virusin COVID-19, qoftë edhe në fshatra të largëta si LLabunishta apo Shipkovica.
Por kjo nuk po ndodh në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup aty ku ka më së shumti nevojë për trajtimin e këtyre pacientëve. Në këtë Klinikë prej javësh janë angazhuar shumë mjekë nga Klinikat tjera në Shkup që nuk janë fare infektologë por Bujar Osmani nuk ka shkuar të ndihmojë. Janë një grumbull mjekësh dhe personel tjetër shëndetësor të dërguar nga klinikat tjera si nefrologjia, endokrinologjia, gastroenterologjia etj., për të trajtuar të sëmurët me COVID-19, ndërsa në shumë klinika tjera Ministria e shëndetësisë ka kërkuar të caktohen nga 2 mjekë që të jenë në gatishmëri të dërgohen në Klinikën për sëmundje infektive, njofton Almakos.
Ata zakonisht janë përzgjedhur nga vullnetarët nëpër klinika, me short ose nga drejtorët. Nga personeli mjekësor nga klinikat tjera ka patur edhe raste që janë infektuar nga trajtimi i të sëmurëve me COVID-19 në Klinikën për sëmundje infektive. Mbetet e paqartë se pse zv/Kryeministri, Bujar Osmani, nuk ka shkuar të mjekojë këta pacientët aty ky është varta e luftës kundër këtij virusi, megjithëse publikisht pat deklaruar se do ta bëjë?!
Është evidente se deklarimi vullnetar nëpër TV nuk kas asnjë efekt real sepse askush nuk mbledhë vullnetarët e deklaruar televizioneve. Gjithsesi Zv. Kryeministri për shkak të funksionit të tij, si edhe si Koordinator i shtabeve komunale të krizës është në rrjedha dhe në dijeni për mënyrën e angazhimit të personelit shtesë nga Ministria e shëndetësisë për në Klinikën infektive dhe nëse Ministria e shëndetësisë ka vendosur të sjellë përforcime nga klinikat tjera sipas përzgjedhjes së saj dhe jo nga vullnetarët e paraqitur në televizion, athere cila është logjika e paraqitjes vullnetar kur e din se nuk do të angazhohesh si vullnetarë i tillë nga Ministria?
Osmani njihet edhe për histori të tjera mashtrimi të opinionit publik. Në një rast ai ishte paraqitur me uniformën e mjekut në një lidhje direkte në debat në një televizion me arsyetimin se nuk mund të vinte në studio pasi ishte kujdestar në Klinikë. Kur u ngritën shqetësime se si mundet mjeku kujdestar në vend që të kujdeset për të të sëmurët të marrë pjesë me orë në emision u kuptua se kujdestar në atë klinikë kishte qenë një mjek tjetër dhe jo Zv. Kryeministri Osmani, duke lënë të kuptohet se ai kishte ardhur qëllimisht nga shtëpia në klinikë për të veshur uniformën aty duke reklamuar veten më emision politik si mjek në detyrë.
Në një rast të mëhershëm në një intervistë skandaloze për rastin Monstra në një televizion, Osmani kishte deklaruar me ngulm se Haki Aziri, i zhdukur prej 5 ditësh në operacionin policor të këtij rasti, nuk mbahej në asnjë institucion shtetëror, kontaktonte me familjen dhe me vullnetin e tij bëhej i paditur, duke mos qenë as në polici, as në gjykatë dhe duke qenë i liruar. Vetëm pak ditë më pas Ministria e brendshme njoftoi se Haki Aziri mbahej nga policia, fillimisht si dëshmitar i mbrojtur e më pas si i akuzuar.
Kur u ngritën reagime të ashpra për deklaratat e Osmanit, në atë kohë vetëm zëdhënës i BDI-së, ai kishte pritur dy ditë që ta formulonte rrenën e radhës dhe, siç u tha në TV, kishte shkuar në vizitë të familjes duke ju thënë atyre se ai e kishte ditur se Haki Aziri mbahej nga policia si dëshmitar i mbrojtur, por nuk e kishte deklaruar këtë gjoja për ta mbrojtur atë, sepse nëse tregonte se Haki Aziri ishte dëshmitar i mbrojtur Hakiu do të shihej nga të tjerët si person negativ dhe do të kishte reagime ndaj tij, nga të cilat kishte dashur ta mbronte Osmani. Ajo që Bujar Osmani, atëherë vetëm zëdhënës partie, kishte harruar se do bënte të kuptohej se ai sërish po mashtronte opinionin, është fakti informacionet për dëshmitarët e mbrojtur i dijnë dhe mbahen fshehtë vetëm nga një numër i vogël personash brenda ministrisë së brendshme dhe për ta nuk kanë si të dijnë zëdhënësit e partive./Almakos