Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, edhe këtë fundjavë ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike.
Këtë të shtunë ishte ligjërata e shtatë me temë “E drejta dhe politika” nga profesori universitar, prof.dr. Zemri Elezi dhe ligjërata e tetë me temë “Marketingu politik – definimi dhe qasja në praktikë” nga profesori i ekonomisë, Abil Baush.
Ligjëratat online në Akademinë Politike vazhdojnë edhe javën e ardhshme.