“ Qeverija e RMV-së për tu përballur suksesëshëm me pandemin globale Covid19 solli dekret me të cilin zyrtarët në nivel shtetëror dhe lokal, kryeministër, zv. kryeministrat, udhëheqësit, gjyqtarët, prokurorët, do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj, por dekreti i sipërshënuar u nderpre me vendim nga Gjykata Kushtetuese e RMV-së.
Vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet, por Humaniteti dhe Solidariteti është një e drejtë personale e secilit prej nesh.
Me të vetmin qëllim që ne si shtet dhe shoqëri të fitojmë luftën kundër armikut të padukshëm, unë si pjesë e kabinetit të Ministrit të Shëndetsis e që gjithmonë jemi në shërbim të qytetarëve dhe i dimë nga afër nevojat dhe sfidat,nga fillimi i kësaj pandemie e kam ndjerë si obligim moral dhe human që duhet ndihmuar edhe diç më tepër nga ajo që e bëj çdo ditë,edhe pse nuk jam funsionarë muajin e kaluar e donava të gjithë pagën time ne fondin e solidaritetit pranë Ministris Shëndetsis, ne maujt në vijim,gjegjesisht deri ne përfundim të pandemisë pjesën tjetër të rrogës time që e kam mbi 14.500 den do ta donoj te fondacioni i Qeverisë.
Uroj që të gjith ne nga kjo luftë me armikun e padukshëm të dalim sa më mirë“ shkruan Dritan Ismaili nga Ministria e Shëndetësisë.