Me qëllim zbutjen e gjendjes së rënduar sociale të familjeve që kanë nevojë për ushqime dhe gjëra elementare për jetesë, një grup qytetarësh nga Komuna e Çairit kanë filluar aksionin humanitar me moton “Dora e Artë”. Njëri prej organizatorëve Mensur Krasniqi, sqaroi se kjo iniciativë vjen pas situatës me pandeminë Covid 19 dhe në kohën e muajit të Ramazanit, duke nënvizuar se tashmë janë ngritur shtabet e bamirësisë dhe janë caktuar disa pika për tubimin e ushqimeve dhe pajisjeve të tjera. Krasniqi sqaroi se ky është një aksion vetëm për Ramazan dhe vetëm për shkak të pandemisë dhe, si i tillë, nuk bie ndesh me aksionet e rregullta të shoqatave bamirëse, për të cilat tha se kanë konsideratë dhe mirënjohje.
Mensur Krasniqi, Dora e Artë
“Duke pasur parasysh këtë rast, ne një grup qytetarësh, deshëm të solidarizohemi me skamnorët, apo ata nevojtarë të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë, e aq më tepër në muajin e shenjtë të Ramazanit, ne e filluam një aksion humanitar, me moton ‘Dora e Artë’. Ne tashmë veçse i kemi ngritur shtabet e bamirësisë ku kemi caktuar edhe pikat e tubimit për pajisje higjienike dhe produkte ushqimore, poashtu edhe veshmbathje, me ç’rast disa aktivistë vullnetmirë do të shkojnë të regjistrojnë familjet nëpër lagjet e Çairit, familjet nevojtare si dhe ata që e kanë të zgjidhur statusin e tyre jetësorë dhe do të kërkojnë atyre që t ua zgjasin dorën e bamirësisë skamnorëve“.
Risia në këtë aktivitet mban emrin “Raftet e bamirësisë” ku në bashkëpunim me furrat e bukës dhe marketet ushqimore do të caktohen raftet me mbishkrimin “Ti që ke le, ti që s’ke merr” ku banorët e lagjeve përkatëse do të kenë mundësinë që të dhurojnë ndonjë produkt ushqimor dhe pajisje higjienike, të cilat në fund të ditës do mblidhen nëpër shtabet e bamirësisë dhe do të shpërndahen nga aktivistët nëpër shtëpitë e nevojtarëve ose, në raste më urgjente, edhe vetë nevojtarët mund t’u drejtohen marketeve në “raftin e bamirësisë” për t’u shërbyer me produktin e caktuar.
Mensur Krasniqi, Dora e Artë
“Risi në këtë aktivitet është rafti i bamirësisë, i cili në bashkëpunim me furrat e bukës dhe marketet ushqimore ne kemi lidhur një marrëveshje për të cilën do të publikohen marketet në vazhdimësi që ata të sigurojnë disa rafte për bamirësi, ku ndonjë mushteri i cili do të blen në atë market, ka mundësi të siguron një produkt ushqimorë për ata që nuk kanë dhe aty do të shënojë,” Ti që ke le, ti që ske merr” ndonjë produkt ushqimorë…. Kësaj iniciative ju kanë bashkangjitë disa markete, do të informohen qytetarët në vazhdimësi.. ky aksion është i hapur për të gjithë njerzit që gravitojnë në komunën e Çairit, dhe kanë mundëis të ndihmojnë në çfarëdolloj mënyre të japin kontributin e tyre”.
Krasniqi tha se kjo iniciativë përfshin vetëm komunën e Çairit, por nuk e përjashtoi mundësinë që të zgjasin dorën, nëse paraqitet ndonjë rast urgjent që nuk shtrihet në territorin e Komunës së Çairit.
Dora e Artë :
070 773 427
072 779 454.
Ajnur Bafqari /SHENJA/