Në Prishtinë sot janë rikthyer protestat nga ballkonet.
Shumë qytetarë në Bregun e Diellit kanë protestuar me enë të ndryshme nga ballkonet e tyre, transmeton KOHA.
Kujtojmë se javë më parë shumë qytetarë kishin bërë protesta të tilla duke kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kurse ditë më parë presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar krijimin e një qeverie me shumicën parlamentare, duke përjashtuar partinë fituese të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Vetëvendosjen.