Sipas disa të burgosurve të cilët e kanë kontakuar Almakos, thonë se sot në burgun e Shutkës në Shkup ka vdekur një i ri si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për 23 vjeçarin me inicialet S. I. nga Banjica e Gostivarit.
Këro burime theksojnë se i ndjeri ka qenë me një qeli me personin që ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditë më parë, i cili ishte nga Manastiri.
Të burgosurit janë shumë të frikësuar për sigurinë e tyre, me çka ata pohojnë për Almakos se askush nuk kujdeset për shëndetin e të burgosurve.