“Haram Haxhija!”, kështë e ka cilësuar në shkrimin e tij gazetari, Zoran Bozhinovski, nënkryetarin e Qeverisë nga radhët e BDI-së, Bujar Osmanin.
Tutje Bozhinovski shkruan: “Çdo besimtar myslimanë e ka për obligim të shkojë në haxhillëk në Mekë. Një nga parakushtet për të shkuar në këtë rrugëtim të shenjtë është që besimtari të fitojë para me ndershmëri për të qëndruar atje, të derdhë shumë djersë për t’i fituar ato para…
Kohërat e reja duket sikurse e kanë “shkelur” këtë parakusht, kështu që drejt Mekës nisen edhe “llopuzha” si Bujar Osmani. Të këtillët, të cilët shkojnë me para të vjedhura, në botën muslimane i quajnë HARAM HAXHI”.