“ATS Group” dhuron 500.000 maska mbrojtëse dhe 20.000 teste për COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë, për nevojat e sistemit shëndetësor publik në përpjekjet për të trajtuar virusin COVID-19. Testet për COVID-19 do të shpërndahen në Institutin e shëndetit publik në të gjithë vendin, me të cilën do të mundësohet testimi i shumicës së popullsisë. Maskat mbrojtëse transportohen nga Republika Popullore e Kinës dhe do të arrijnë në vend sa më shpejt të jetë e mundur.
“Lufta kundër përhapjes së virusit COVID-19 mund ta fitojmë vetëm nëse veprojmë të bashkuar. Situata është delikate për të gjithë ne, por sinqerisht besoj se kushdo mund të ndihmojë në çfarëdo mënyre. Në në “ATS Group” kemi vendosur të ndihmojmë vendit tonë sa më shumë që të jetë e mundur. Ne do të vazhdojmë edhe më tej të përpiqemi të jemi një partner i vërtetë” tha Shefshet Demirovski, pronar i “ATS Group”.
Përveç donacionit, Demirovski theksoi se në “ATS Group” edhe në kohë të krizës globale të shkaktuar nga virusi COVID-10, kompania operon me kapacitet të plotë. Kompania punëson 100 persona, dhe momentalisht po zhvillohet edhe një konkurs për të punësuar 50 punonjës të tjerë, të cilët do të angayhohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Viti i kaluar, “ATS Group” investoi më shumë se 3 milion euro në një fabrikë të re moderne për prodhimin e produkteve të përbëra të destinuara për pajisje të ustrisë dhe policisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë balistike.