Koronavirusi me siguri do të përfundojë me ndonjë formë të imunitetit kolektiv, për momentin janë duke u grumbulluar më shumë të dhëna, është duke u punuar në vaksinën, ndërsa deri atëherë do të jetë i pranishëm. Do të paraqiten valë pacientësh, por me rëndësi është rritja e rasteve të reja të kontrollohet, që të mundet sistemi shëndetësor në mënyrë të përshtatshme të kujdeset për të gjithë pacientët, publikoi në FB ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai thekson se qytetarët duhet të kujdesen edhe për shëndetin mental të tyre gjatë krizës me Kovid-19.
“T’i dallojmë mitet dhe faktet – kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë krizës. Të ndajmë informata të sakta, për mbrojtje efikase prej Kovid-19 që të informohemi prej burimeve të besueshme”, shkroi ministri Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.