Shkruan: Argjir Beqiri
Ishte lindja e largët, respektivisht Vuhani i Kines vatra (e asaj qe ne sot i vuajmë pasojat me karantinim, por jo vetëm) e Covid 19, kështu u pat emërtuar zyrtarisht “trishtimi” ndryshe i njohur si Koronavirus dikund nga fundi vitit të kaluar.
Muajve në vijim sidukej bota nuk po ia varte veshin ketij cfar “përbindeshi” edhe përkunder sforcimit mediatik të të njejtit, marrur parasysh këtu ndërrimin e viteve krizën e refugjatëve, që bënë që në një far forme ky “përbindësh” të eklipsohet dhe të ngel në margjinat e vemendjes globale.
Në mbamendjet e shumë njerëzve përjashtuar këtu “gjeneratat e internetit” akoma është e ngulitur histeria e krijuar asokohe rreth SARS-it, e që bazuar në studimet e disa kokave me eminencë bëhej fjalë për virus shumë më të rrezikshëm se koronagripi.
Bujë e ngjajshme ca vite më pas ngriti edhe gripi “Shpendëve” por pa masa antipandemike, mbyllje të kufijve etj, kjo nga shkaku se u ofrua vaksina Tamiflu e cila merej vetëm me prioritet.
Shkaku i obligueshmërisë ndaj ofruesve të Tamiflu-s nga sistemet shëndetësore u tërhoqën shuma të majme parash, ndërsa “gripi vrastar” kaloi ashtu sikur erdhi, heshturazi!!
Episod të njejtë bota përjetoi edhe me gripin e “Derrit” por edhe në këtë rast nuk u ndërmorën masa rigoroze si vetizolimi etj, shkaku se me shpejtësi të dritës u ofrua vaksina që u pa si një arsye rehatimi!!
Sot, e tërë bota u njoftua për kinezin e parë të sëmurë nga korona në Kinë por jo edhe për dikund 400.000 vetëvrasje në vit, rreth 1.5 milion tentim për vetëvrasje, dhe rreth 700.000 aborte vetëm në Kinë. Koronaregjisorët nëpërmjet mediave theksin e vendosën tek të infektuarit dhe viktimat që ishin në numër simbolik rreth 2000 në muaj, kryesisht të moshuar dhe me sëmundje kronike dhe në moshë mesatare dikund tek të 80-tat!
Mua si individ më shfaqen disa dilema të cilat dua t’i ndaj me opinionin rreth gjithë kësaj situate edhe ate:
Pse është tani kështu?
Përse më herët nuk ka qenë kështu?
Pse kësaj radhe nuk ka ZGJIDHJE?
Është mbjellur frikë, shqetsim psiqik dhe kujdes tejet i madh në respektimin e masave administrative që ndërmarrin qeveritë nën justifikimin e përhapjes së koronagripit. Pse? Për arsye se duhet zgjidhje, e gjithë kjo frikë e madhe është nga “mungesa e zgjidhjes”, e zgjidhja është tek VAKSINA e cila do të ofrohet nga OBSH-ja (të cilën me dhunë na kanë imponuar në të kaluarën) dhe që besoj se edhe kësaj radhe do ta na imponojnë.
Sot koronës, të cilës “hilen” për vemendjen e munguar në shfaqjen e saj po ia kompenzojnë fillimisht duke e shpallur pandemi nga OBSH-ja, me çka qeveritë njëra pas tjetrës vrapuan se cila do shpall e para gjendjen e jashtëzakonshme, orën policore, anulime të evenimenteve kulturore dhe sportive, mbylljen e kufijve, mbajtja e distancës sociale, mbyllja e shkollave, çerdheve etj.
Po, duhet respektuar masat administrative, gjendjen e jashtëzakonshme, është për t’u përshëndetur angazhimi maksimal i mjekëve dhe personelit shëndetsor për dalje nga situata e krijuar.
Shumë analist ekonomik parashohin krizë të thellë bile edhe më të medhe se ajo e vitit 2008, me çka ndihma financiare do të jetë e pashmangshme, mirëpo çka më tej dhe kujt i shkon për shtati kjo situatë, na ngelet neve për ta analizuar dhe për të konkluduar se kush na punon pas shpine, pse duhet qeveritë të marrin borxhe të reja dhe pse i tërë ky paralizim absolut i globit?!
S’duhet shumë mend, mendoj se ka ardhur koha të zgjohemi nga hipnoza kolektive!!