Shoqata kulturore humanitare “Merhamet” ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të ndihmave humanitare në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup ku dhe po trajtohen numri më i madh i të prekurve me korona virusin. Në këtë aksion u dhurua material higjienik dhe sanitar, ujë dhe pijë të tjera, si dhe produkte të nevojshme për pacientët e kësaj klinike.
Merhameti
“Në këtë periudhë pandemia nga Covid – 19 Organizata “Merhamet” është në ndihmë të nevojtarëve. Ne sot këtë fushatë e filluam nga Klinika e Shkupit ku duke marrë parasysh se një numër i madh i të prekurve nga ky virus janë nga qytetet tjera dhe familjarët e tyre janë të izoluar në shtëpitë e tyre ne në bashkëpunim me Klinikën e Shkupit jemi këtu për t’iu dhuruar disa materiale më esenciale për to. Psh: ujë për pije, letër higjienike apo dezinfektues. Ky aktivitet do të vazhdoj edhe ditëve në vazhdim, duke i vizituar edhe familjet në nevojë edhe familjet që janë të izoluar në shtëpitë e tyre”.
Nga Shoqata humanitare “Merhamet” ftuan edhe shoqatat e tjera dhe afaristët që të mobilizohen për të ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve që këto ditë janë pjesë e luftës me koronavirusin.
Merhameti
“Njëkohësisht ne u bëjmë apel të gjithë afaristëve, të gjithë bëmirësve që ti bashkangjiten këtij akcioni që bashkarisht ta kalojmë këtë situatë të vështirë dhe të jemi në ndihmë të nevojtarëve. Ne besojmë se kjo situatë e vështirë do e përballojmë në formë uniteti dhe bashkpëunimi”.
Nga Shoqata “Merhamet” thanë se aksioni do të vazhdojë dhe ditëve në vazhdim do t’u dilet në ndihmë edhe familjarëve të të prekurve dhe qytetarëve që ndodhen në vetë – izolim.
Arben Zeqiri /SHENJA/