https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/523365461914001/
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri tani 10 ditë është vetizoluar, duke respektuar rekomandimin e autoriteteve shëndetësore.
Në një intervistë on-line për Lajm.Tv, Zeqiri thotë se shkak kryesor për t’u vetizoluar është vajza e tij njëmuajshe dhe frika që ajo të mos infektohet.
Ndryshimin e madh në dinamikën jetësore, nga aktivitetet e përditshme politike, në izolim të plotë, Zeqiri thotë se e kompenson kryesisht duke lexuar.
A më e vështirë përballja me koronavirusin, apo përballja me kundërshtarët politik të VMRO-së dhe BDI-së në bankat e Kuvendit, ishte një pyetje që imponohet në këtë situatë, duke pasur parasysh se Zeqiri është kundërshtar i ashpër i partisë së Hristijan Mickovskit dhe asaj të Ali Ahmetit. Pyetje ndoshta pak e papritur nga deputeti Zeqiri, por ja si përgjigjet!
Brenda dhjetë ditëve sa është në izolim, Zeqiri ka dalë vetëm një herë jashtë shtëpisë, edhe atë për furnizime të domosdoshme.
Apeli i deputetit Zeqiri është i njëjtë me apelet e të gjitha figurave publike- të qëndrohet në shtëpi dhe të mos dilet pa nevojë. Të respektohen të gjitha rekomandimet dhe të merren me seriozitet maksimal.