Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka paralajmëruar se do të ndërpritet financimi vjetor i partive politike.
“Si ministër i drejtësisë në kompetencën e së cilës është Ligji për financimin e partive politike, do të propozoj akt normativ ligjor me të cilën do të shfuqizohet financimi vjetor i partive politike. Shpresoj se se të gjithë partitë politike do ta përkrahin aktin ligjor”, ka shkruar ministrja Deskoska, përcjell SHENJA.