Fitues i ,,Kurorës së Artë” të vitit 2020, çmimi kryesor i ,,Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, është autori Izraelit, romancier dhe eseist Amir Or.
Sipas traditës së vendosur, ky vendim shpallet nga Këshilli drejtues dhe Drejtoria e Festivalit ,,Mbrëmjet Strugane të Poezisë” në séancën solemne, që mbahet në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë (AASHM),mirëpo për të respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19, jemi të kufizuar në njoftimin e mediave.
Çmimi laureatit do ti dorëzohet në leximin poetik „Urat”, një nga manifestimet qendrore të edicionit të këtij viti të festivalit, i planifikuar të mbahet prej 26 deri 31 gusht.
Në arsyetim të këtij vendimi prof. d-r Elizabeta Sheleva, kryetare e Këshillit drejtues i ,,Mbrëmjeve Strugane të Poezisë” potencon:
,,Amir Or është një autor intrigues që vjen dhe lidhet në një traditë letrare, kulturore jashtëzakonisht të pasur, intriguese dhe me ndikim, siç është ajo hebreje, e cila vazhdimisht ka ndërtuar veten e saj përgjatë shekujve si një lloj dorëshkrimi i vjetër dhe sintezën e frytshme gjeokulturore dhe praktikën kyqëzuese poetike të larmishme.
Gjatë leximit që nga vështrimi i parë, veprimtarija e Amir Or mahnit me gjallërimin dhe ngarkesën e saj të energjisë, dëshirën e pashtershme dhe kërkimin radikal për të reja dhe të panjohurën, sugjerimin e shquar të intonacionit lirik, dhe më shumë simbolika e shumllojshme e mitologjisë antike që përshkon fuqishëm, vargjet në formë dialogu dhe drejtimi lirik i lutjeve për Ty- për Tjetrin/Tjetrën.
Poezia e Amir Or-it është e mrekullueshëme, perceptuese, poezi që nuk lejon lexuesi të mbetet indiferent, i zhytur thellësisht në gjuhën e tij të freskët, imperative me vallëzimin dinamik të vargut, me trazirat e tij të ndërlikuara emocionale dhe shpirtërore,
,,drejtpërdrejt nga mjerimi”
Amir Or është një shkrimtar dhe eseist kryesor izraelit, i njohur si zëri kryesor i brezit të ri të gjuhësisë botërore. Ai është autori i 13 përmbledhjeve me poezi, më të fundit nga të cilat janë „Pre” – poezi të zgjedhura 1977-2013 (2013), „Krahë” (2015) dhe „Fëmijë“ (2018). Poezitë e tij janë përkthyer në 50 gjuhë dhe janë botuar në revistat poetike, antologji dhe faqe në internet, si dhe 33 libra nëpër Evropë, Amerikë dhe në Azi. Romanet e tij janë: „Kënga e Tahira-s“ (2001), Epopeja fiktive në vargje dhe „Mbretëria“, roman për jetën e mbretit David.
Or është fitues i çmimit ndërkombëtar izraelit i poezisë, siç është çmimi i shkrimtarëve ,,Fylbrajt” në vitin 1993, mirnjohje „Plеjadat” në vitin 2000 për „kontributin e tij të rëndësishëm në poezinë moderne botërore”, çmimi „Bernstajn“ ,,Çmimi Premi i letërsisë” në vitin 1996, çmimi „Oenumi” i festivalit të poezive në Tetovë, „Çmimi poetik i këngës kushtuar verës” në vitin 2013 nga Mbrëmjet Strugane të Poezisë; çmimi ndërkombëtar „Stefan Mitrov Lubisha” nga teatri i qytetit Budva, çmimi „Atlasi lirik i Evropës“ në vitin 2016, çmimi „Bota nëpër poezi“ në vitin 2017 nga Blu Met Montreal për „thellësinë e pabesueshme dhe cilësinë e poezisë së tij“, çmimi „Medalja e Homerit Evropian për poezinë dhe artin“ dhe çmimi për arritje jetësore nga drejtoria e „AKUM“, si dhe bursa të shumta nga Universiteti i Ajovës, Instituti hebrej i Universitetit të Oksfordit, Fondacioni „Valparaiko“ nga Spanja, „Kalaja Hotornden“ nga Skocija, fondacioni Irlandez „Hajnrih Bell“ fondacioni „Le Trel“ si dhe „Praga qytet i kulturës“ nga UNESKO. Megjithatë.
Amir Or ka përkthyer 10 libra me prozë dhe poezi në gjuhën hebreje, ndër të cilat ,,Ungjilli i Tomait; Rrëmbim malli – antologji e poezisë erotike greke; Tregime nga Mahabharata, si dhe përkthime të poetëve modern Shejmas Hini, An Sekston, Shuntaro Tanikava, Xhidi Maxhija, Fiona Sampson dhe Anastasis Vistonitis. Përkthimet e zgjedhura të tij nga ana hebreje janë botuar në vitin 2017. Për përkthimet nga gjuhët e vjetra greke, ai ka marë çmimin e nderit nga Ministria e kulturës Izraelite.
Or është lindur në Tel Aviv, në vitin 1956. Gjyshërit e tij emigruan nga Polonia në vitet”30 dhe arritën në Izrael si pionierë cinikë. Ai është një pasardhës i rabinëve të dinastisë së njohur ndër të cilët Elimeleh nga Lezhajsk dhe Rashi, pema familjare e të cilive shtrihej deri te mbreti David. Në të njëzetat Ori jetoi për disa vjet në Hollandë dhe Indi, ku studio teknikat e meditimit të zhvillimit personal. Pas kthimit në Izrael, ai krijoi një qendër për meditim dhe terapi, si dhe një bashkësi shpirtërore në Jeruzalem. Ai studioi filozofinë dhe relegjionin Komparativ në Universitetin Hebrej të Jeruzalemit, ku dhe ligjëroi për religjionin e Greqisë antike.
Në vitin 1987, Ori debitoi me ,,Shohë përmes syve të majmunit” për të cilin merr çmimin letrar „Harri Harshon” në Universitetin Hebrej. Më vonë vijnë librat e tij ,,Fytyrat”(1991), „Grumbulli i të vdekurve”(1994), „Pa!“ (1995), dhe ,,Kënga”(1996). Ai ka botuar një numër të madh shkrimesh, artikuj dhe ese për letërsinë, shoqërinë, religjionin komparativ, dhe klasikët, është autor i një kolone letrare për ,,Haarec”. Esetë më të zgjedhura të tij ,,Diskurs” janë botuar në vitin 2018 (në shtëpinë botuese Hakibuc Hameuçad, TA).
Në vitin 1990, Ori themeloi Shoqatën Helicon për përparimin e poezisë në Izrael. Në vitin 1993, themelon shkollën poetike arabo-Hebreje Helicon, ku ai zhvilloi metodologji të integruar pionierë për mësimin e shkrimeve krijuese. Ori ligjëroi në Izrael, SHBA, Evropë dhe Japoni. Në vitin 2001 formoi festivalin ndërkombëtar poetik ,,Shaar” ku dhe ushtronte detyrën e drejtorit.
Ai punoi si kryeredaktor i revistës Helicon, si dhe në një sëri përmbledhjesh poetike të mëvonshme. Ka qenë edhe redaktor i revistave të tjera letrare, antologjive hebreje, si dhe disa në gjuhë të ndryshme evropiane. Për kontributet e tij artistike, ai në vitin 2017 është fitues i çmimit për Redaksinë e ministrisë së kulturës.
Ori është koordinatori kombëtar i projektit ,,Poetë për paqë” e mbështetur nga OK, themeluesi i Lëvizjes botërore për poezine dhe Shoqata evropiane për programet e shkrimit kreativ.
Në paraqitjen solemne deri te publiku maqedonas, Amir Or thekson:
,,Nuk mund të shpreh sa i emocionuar dhe i kënaqur ka qenë lajmi për marrjen e çmimit ,,Kurorë e Artë”. Struga është përshkuar në udhëtimin tim me poezi për më shumë se 20 vjet, pasi libri im ,,Duke dhënë çdo gjë, thith ujin e gjallë” u botua në ,,Plejadë” në vitin 2000, shumë vite më parë se poezia ime e zgjedhur të botohej në gjuhën sërbe ose bullgare. Isha dëshmitar i mbushur me entuziazëm në këtë mbledhje vjetore të përfaqësuesve të shquar të republikës sonë ndërkombëtare të poezisë, kur Bonfoa, Transtromer dhe miku im V. S. Mervin ishin fitues të kurorës prestigjioze të poezisë, dhe pasi u ktheva këtu në vitin 2020 si laureat, unë mendoj se vepra ime shpërblehet sepse këtu ka një dëgjim dhe një pasion për poezinë.
Kur kthehem në Strugë dhe Ohër, e di që jam mes njerëzve që lexojnë poezi, njerëz me një shije të rafinuar për poezi, të cilët kanë nevojë dhe respektojnë artin e poezisë, njerëz që e kuptojnë vlerën e saj të thellë dhe kuptimin unik, plot mençuri, bukuri dhe dialog, me imagjinatën dhe krijimtarinë, si dhe me lirinë e të menduarit dhe ndjerë individualisht.”