Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme janë testuar 71 pacientë prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitiv.
Një person është nga Shkupi i cili ka qenë në kontakt me pacient të infektuar në vendin tonë, kurse personi i dytë është nga Ohri i cili ka ardhur në vendin tonë nga Bresha e Italisë.
Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se edhe 17 pacientë që janë testuar në një klinikë private kanë rezultuar pozitiv, por që të njëjtit do të testohen sërish nga ISHP.
Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i personave të infektuarve në vend deri tani është 67.