Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në fjalimin e tij me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor të BDI_së, theksoi se kundërshtarët e BDI-së përgjigjen do ta marin më 2 prill nga militantët e BDI-së. Sipas tij BDI-ja është çelësi për realizimin e projekteve në të mirë të shqiptarëve.
![](https://ina-online.net/marketing/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=20&loc=https%3A%2F%2Fina-online.net%2Fmexhiti-kundershtaret-e-bdi-se-pergjigjen-do-ta-marrin-me-12-prill%2F&referer=http%3A%2F%2Ffax.al%2Fread%2Farticle%2F22565401%2Fmexhiti-kundershtaret-e-bdi-se-pergjigjen-do-ta-marrin-me-12-prill&cb=cc6f8f6a6f)
“Bashkimi demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin nuk kërkon votë për ti mposhtur partitë e tjera politike shqiptare, BDI-ja del me fushatë pozitive, detyrimisht me raport se çka ka punuar për popullin gjatë këtij mandati dhe mandateve tjera dhe del me program se për çka e kërkon votën në mandatin e ardhshëm parlamentar. Ne nuk merremi me tjetër sepse e dimë që aq më shumë që luftohet Ali Ahmeti dhe BDI-ja, qoftë nga VMRO dhe LSDM qoftë nga satelitët e tyre, përgjigjen e fortë dhe të fuqishme do ta marrin më 12 prill, nga askush tjetër por populli shqiptarë dhe aktivistët e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe ish kryetar i Komunës së Çairit.