Në Gjykatën Penale në Shkup seanca e sotme për rastin “Llaskarca” filloi me pyetje të tërthorta të ekspertit të ndërtimit nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve.
Mbrojtja parashtronte pyetje për shpejtësinë, këndin dhe fuqinë që mund t’i përballonte rrethoja që ta pengojë autobusin që të dalë nga rruga.
Eksperti konfirmoi se janë përcaktuar parregullsi gjatë përgatitjes së asaj pjese të rrugës, si dhe pastaj nuk është mirëmbajtur në mënyrë adekuate.
Sa i përket vendosjes së vidhave në rrethojat ishte sjellë përfundimi se nuk ishin vendosur mjaftueshëm vidha, dhe se do të ishin shumë më të forta nëse ishin vendosur në beton, në vend se në tokë.