Anëtari i kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Enis Sulstarova u ka bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që t’i japin fund poshtërimit të shqiptarëve nga Zaevi dhe Ahmeti duke i konsideruar si popull 20%, e jo si komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut.
Sulstarova ka marrë si shkas deklaratën e Zaevit për heqjen e tabelave dygjuhësore në komunat ku shqiptarët janë nën 20%, duke e konsideruar këtë si një tjetër akt mashtrimi nga Zoran Zaevi.
“Zaevi i heq tabelat rrugore ne gjuhen shqipe qe t’i vendose perseri pas zgjedhjeve e t’u thote shqiptareve se po ua ploteson kerkesat. Kesaj loje duhet t’i jepet fund. Opozita shqiptare, Aleanca dhe Alternativa, duhet te propozojne nje manifest politik me kerkesa te qarta, afatshkurtra e afatgjata, per barazimin e statusit te shqiptareve ne MV me ate te sllavomaqedonasve. Per ta bere MV si shtet dykombesh real. Nuk ecet me me 20%”, shkruan Sulstarova.