Ministri i kulturës Hysni Ismaili sot në kabinetin e tij realizoi takim me kryetarin e komunës së Probishtipit Dragan Anastasov.
Në takim kryetari e njoftoi ministrin me projektet në vazhdim të cilat komuna i realizon në drejtim të përmirësimit të gjendjes në fushën e kulturës, siç është projekti për rindërtimin e plotë të sallës së kinemasë ,,Rudar” dhe ndërtimin e muzeut rajonal shkencor për minerale të rralla, kështu që mbledhja mbi 250 eksponate së shpejti do të merr hapësirë të vet origjinale. Me realizimin e projekteve komuna e Probishtipit do ta pasuron ofertën e vet autentike turistike.
Ministri Ismaili përsëri shprehu gatishmërinë e Ministrsië së Kulturës për ti mbështetur aktivitetet kulturore që do të zbatohen në këtë komunë.
Me respekt,
Ministria e Kulturës