Infektologu Fadil Cana theksoi në emisionin “Ditë e Re” në Alsat se nuk ka hapësirë për frikë dhe panik nga koronavirusi. Ai potencoi se maskat nuk duhet të përdoren nga gjithkush pasi ndonjëherë në vend të të mbrojnë mund të jenë të dëmshme.
“Paniku dhe frika vijnë kur informimi është i cunguar, kur informimi nuk është i drejtë dhe i plotë. Është kërkesë e shumtë për pajisje me maska, por nuk është reale. Rekomadimet e OBSH-së janë shumë të qarta në këtë drejtim, dmth maskën duhet ta përdor personi i cili ka simptoma për arsye se ai person duhet të mbron rrethin e vet, që të mos e përhap atë lloj virusi, qoftë korona apo gripi sezonal. Por, rregullat e përdorimit të maskës janë shumë decide, personi i cili përdor maskën, me atë maskë e cila preket, dhe pas asaj preken sytë, hunda apo goja, në atë formët ti e shton mundësinë akoma më tepër të infektueshmërisë. Maskat duhet të përdoren nga personat e sëmurë dhe personat që ndihmojnë personat e sëmurë, dhe stafi mjekësor i cili duhet të ekzaminon dhe trajton pacientët e sëmurë”, tha Cana.
Sipas tij, përdorimi nëpër vende publike me të vërtetë nuk ka kuptim, pasi edhe efekti i mbrojtjes, kur flasim për maskat kirurgjikale, një institut me renome, institut gjerman, theksoi ai, ka dalë me një studim klinik i cili dëshmoi se maskat humbin efikasitetin e vet nëse përdoren mbi 20 minuta, pasi nga tajitjet, nga hidratimi gjatë procesit të frymëmarrjes ato njomen dhe pas 20 minutash ata veç më janë më të dëmshme për organizimin se sa të dobishme.
“Në këtë rast, e vetmja gjë e cila është e verifikuar dhe e cila është rekomandim i OBSH-së, e Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, qendra amerikane SDS, e vetmja mënyrë është larja e duarve, higjiena personale”, tha Cana.