“ Hajni e tradhton gjithnjë vetveten, sepse mendon se krejt janë hajna si ai.
Duke pasur ndër mend hajninë, Artani i DUI-t mendon se krejt janë hajna si ai dhe partia e tij. Mund të mos pajtohesh politikisht, ama së paku një herë mësohu ta thuash të vërtetën. Të bën hajr për mendjen dhe për zemrën.
Ministria e Kulturës nuk i ndan njerëzit për nga mbiemri, por për nga veprat. Sepse sikur të ishte kriter mbiemri dhe emri, ashtu siç i ndan ai dhe partia e tij njerëzit, shumë projekte as që do të lexoheshin.
Unë e di se atij i vjen shumë inat që Alternativa nuk u ndan asnjë lekë përmendoreve që i sponsorizonte dikur DUI, si Car Dushani dhe ajo përmendorja që atij i dukej si Nexhat Agolli, por ai harron se ne për dy vjet kemi ndarë buxhet për kulturën shqiptare sa ai dhe partia e tij nuk e kanë bërë as për 18 vjet.
Faktet janë të pamëshirshme“, shkruan Faton Fazliu nga Alternativa.
Data 03.05.2024
Aktuale
- “U bona me çikë se çikë s’kom”, Gili me fjalë të mëdha për nusen e saj
- Kiara me vajzën Lunën arrin në shtëpi, i bëjnë pritje madhështore
- Ahmeti nuk e përjashton VMRO-në
- Zona 3 zgjedhore: Prof. Dr. Sylejman Baki u takua me banorët e fshatrave turke të Shtipit
- Bushati: Duke e shpallur qytetar nderi në një institucion hajdutërie, e ç’nderuan Ali Ahmetin
- BDI me patericat, po garon pa ide
- MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar
- Nuk shihen shpesh bashkë, ky është raporti i Shyhrete Behlulit me djalin e madh