Ministria e Kulturës në krye me ministrin Hysni Ismaili që ka ardhur nga radhët e Partisë Alternativa ka realizuar ëndërra të shumë shqiptarëve dhe shqiptareve. Rasti më i fundit është edhe ai i adoleshentes, Genta Abdiji të cilës i pranohet për botim libri i saj i parë, shkruan Almakos.
Ky është reagimi i autores Genta Abdiji:
Nuk do doja t’a bëja publike ende, por lumturia të jepka me të vërtetë krahë fluturimi, dhe kësaj rradhe, preka qiellin e shtatë.
“Është koha për të rindezur yjet.”
Sot morra lajmin se nga ana e Minstrisë së Kulturës libri im i parë së shpejti do botohet, se ndër libra të ndryshëm libri im është pranuar! Se ndër njerëz të tjerë të profesioneve e të statuseve të ndryshme jam përzgjedhur unë me punën time prej adoleshenteje! ….se pas mjegullash e mjegullash del një rreze drite!
Sepse unë besova!
Miqerem Ismaili Selmani të detyrohem një jetë!
Rrofsh pafund ❤
“Vajza e vargjeve” – këtë shije paska suksesi!