Seanca kuvendore për ligjin e prokurorisë filloi por përfundoi brenda pak minutash pasi për diskutim u paraqitën mbi 30 deputet. Seanca ishte thirrur për në ora 21 por ajo filloi rreth orës 22, për çka pati reagim nga deputetët e VMRO-së.
Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi poashtu u shpreh i irituar pasi siç tha ai ka marr porosi nëpërmjet facebookut se mund të krijohet shumicë e re parlamentare, por pa sqaruar se nga kush i ka marr porositë ai i nderpreu punimet dhe e caktoi vazhdimin e seancës për të premten në ora 10:00.