Në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup-Europian Hause, me 5 dhe 6 shkurt do të mbahet seminar dyditor me temën, “Mbështetja e Bashkimit Evropian për bashkëpunim kulturor në Ballkanin Perëndimor: Seminar për promovim dhe rrjetëzim”.
Ngjarja është organizuar nga ana e Ministrisë së Kulturës ( Zyra e Evropës Kreative – nënprogrami Kulturë) në bashkëpunim me Komisionin Evropian (Drejtoria e Përgjithshme EAK), Delegacioni i Komisionit Evropian në Shkup, Zyrat e Evropës Kreative dhe përfaqësuesit e sektorit kulturor nga shtet relevante të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe shtetet fqinje të këtij rajoni, anëtaret e Bashkimit Evropian: Greqia, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia).
Fokusi kryesor i ngjarjes është thirrja publike – projekte për bashkëpunim kulturor të Ballkanit Perëndimor nga Programi i Evropës Kreative me theks të veçantë në politikat kulturore komplekse rajonale dhe evropiane si dhe ndërtimin e kapaciteteve.
Me respekt,
Ministria e Kulturës