3 shkurti do të jetë data kur Kosova me gjasë do ta ketë kryeministrin e ri.
Të hënën edhe zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës do të votohet përbërja e Qeverisë së re të kryesuar nga Kurti, shkruan lajmi.net.
E nëse ka marrëveshje me LDK-në, lideri i VV-së, Albin Kurti do të zgjidhet kryeministër duke pasur kështu Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqje më 19 korrik të vitit të kaluar.
Për nesër, Haradinaj do ta ketë edhe një aktivitet, me gjasë të fundit në rolin e kryeministrit.
Siç njofton zyra e tij, Haradinaj do të marrë pjesë në shënimin e 30 vjetorit të Nismës për Pajtimin e Gjaqeve në Deçan.
Seanca për votimin e Qeverisë mbahet të hënën me fillim prej orës 11:00. /Lajmi.net/