Kryeministri Oliver Spasovski i bën thirrje ministrit të Brendshëm teknik Naqe Çulev t’i firmosë rrogat shtesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të nëpunësve që kanë punuar orë plotësuese. Për të nuk është e jashtëzakonshme shuma prej 4 milion eurosh të cilat MPB-ja i ka paguar për procedura gjyqësore, duke qenë se buxheti i MPB-së është shumë herë më i madh. Çulev një ditë më parë akuzoi Spasovskin për keqmenaxhim të MPB-së dhe pagesën e shumave të mëdha për procese gjyqësore si palë e paditur.
Po ka pagesë për procedura gjyqësore dhe dëmshpërblime. Pjesa më e madhe, mbi 90%, janë për mospagimin e pagës plus për orët shtesë në punë. Edhe ato janë fakte dhe argumente dhe dua të theksoj se viti 2019 është viti i parë pas shumë vitesh në të cilën MPB-ja nuk trashëgon borxh për vitin 2020 dhe viti i parë në të cilën unë dhe ekipi im në MPB kemi siguruar rrogë plus për secilin të punësuar i cili ka punuar më shumë se 150 orë më shumë gjatë vitit. Apeloj te ministri që t’i nënshkruaj vendimet me të cilën do të paguhet kjo rrogë shtesë – tha Oliver Spasovski, kryeministër.